• A  A  A  A  

Informata themelore

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (PPSHS) zbatohet në bazë të huasë me dedikim të cilën e mori Qeveria e Republikës së Maqedonisë nga Banka Botërore. Huaja është me vlerë prej 28.7 milionë eurosh, ndërsa Projekti duhet të realizohet në periudhën kohore prej muajit tetor të vitit 2018 deri në muajin qershor të vitit 2025. Zbatuesi i Projektit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi

Zgjerimi i qasjes ndaj shërbimeve sociale dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale, duke përfshirë shërbimet e institucioneve të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve dhe ato që janë të dedikuara për grupet e rrezikuara. PPSHS-ja do ta ndihmojë zgjidhjen e sfidave që janë të lidhura me përjashtimin social të grupeve të rrezikuara me qëllim të mbrojtjes më të madhe të fëmijëve dhe shërbimeve më të mira sociale përmes masave të arsimit më të mirë parashkollor dhe krijimit të shërbimeve për nevojat e qytetarëve.

Projekti do të kontribuojë për realizimin e qëllimeve përfundimtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbutjen e varfërisë dhe përforcimin e kapitalit njerëzor përmes përforcimit të sistemit të tërësishëm për realizimin e mbrojtjes sociale dhe disponueshmëri më të madhe të shërbimeve edhe atë jo vetëm për pranuesit e përhershëm të ndihmës sociale, por edhe për grupet e rrezikuara të qytetarëve, gjegjësisht për të gjithë ata që kanë nevojë për to. Kjo do të nxisë edhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe punësim në sektorin që siguron shërbimet sociale. Gjithashtu, Projekti do të ndihmojë zbutjen e varfërisë dhe përforcimin e kapitalit njerëzor duke investuar në arsimin e hershëm cilësor për fëmijët e moshës parashkollore dhe familjet e tyre dhe duke mbështetur kalimin e tyre në arsimin fillor.

Këtu mund të keni qasje deri te dokumentet kryesore të projektit.

Rezultatet e pritura kryesore

  • Qasja e rritur për grupet e varfra dhe të rrezikuara deri te shërbimet sociale në shtëpi dhe në komunitet
  • Përmirësimi i qasjes dhe efikasitetit të përfitimeve nga ndihma sociale dhe realizimi i shërbimeve përmes zhvillimit të sistemit të integruar të informacionit (sistemi i TI-së) për mbrojtje sociale
  • Sigurimi i cilësisë më të mirë të kujdesit dhe edukimit të hershëm të fëmijëve
  • Përmirësimi i qasjes dhe interesit për shërbimet që janë të lidhura me kujdesin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve

Komponentët e projektit

KOMPONENTI 1

Promovimi i përfshirjes sociale përmes qasjes më të mirë ndaj kompensimeve me të holla dhe shërbimeve

KOMPONENTI 2

Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së sistemit të kujdesit dhe edukimit

KOMPONENTI 3

Menaxhimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit