Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së sistemit të kujdesit dhe edukimit
Ky komponent synon ta rrisë qasjen ndaj shërbimeve cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, me vëmendje të veçantë për fëmijët në rrezik social të pasigurisë materiale, fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët nga familjet rome. Aktivitetet që janë të dedikuara për t’i përmirësuar shërbimet e arsimit parashkollor (për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeçare) fokusohen në rritjen e qasjes deri te institucionet cilësore parashkollore dhe me efikasitet energjetik dhe sigurimin e mundësive më të mira për të mësuar në mënyrë më të përshtatshme me moshën, duke mbështetur njëkohësisht procesin e tranzicionit drejt arsimit fillestar fillor. Aktivitetet do të fokusohen në inkurajimin e prindërve dhe familjeve për të mbështetur zhvillimin holistik të fëmijëve. Kjo do të bëhet përmes edukimit për rëndësinë e jashtëzakonshme të zhvillimit të fëmijëve në vitet e para (në periudhën deri në moshën 6 vjeçare).
Komunave do t'u jepen grante për ndërtimin e kopshteve/qendrave të reja për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të kopshteve dhe qendrave për zhvillimin e hershëm të fëmijëve ose shndërrimin e objekteve ekzistuese në institucione për fëmijë ose grupe në kushte të tjera hapësinore. Është miratuar një qasje e re ndaj kushteve hapësinore, gjegjësisht janë vendosur standarde dhe norma të reja për kopshtet, kështu që hapësira në të cilën qëndrojnë fëmijët duhet të rregullohet në përputhje me nevojat e tyre për lëvizje dhe inkurajimin e të mësuarit përmes lojës.
Në kuadër të këtij komponenti do të zbatohen gjithashtu aktivitete për rritjen e cilësisë së shërbimeve në institucionet e kujdesit dhe arsimit, përmes avancimit të programeve mësimore, trajnimit të kuadrove dhe të tjerë.
Këtu mund të keni qasje deri te dokumentet e lidhura me Komponentin 2.
Ky komponent realizohet përmes nënkomponentëve që vijojnë: