Qëllimi afatgjatë dhe strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është zvogëlimi i varfërisë dhe përforcimi i kapitalit njerëzor si bazë për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Megjithëse vendi ka një sistem të zhvilluar relativisht mirë dhe funksional të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve për të ballafaquar me sfidat e varfërisë, është dashur të zbatohej një sërë e re aktivitetesh reformuese për të përmirësuar vëllimin, efektivitetin, efikasitetin dhe realizimin e tërësishëm të përfitimeve sociale dhe shërbimet në një mënyrë më gjithëpërfshirëse. Sistemi i ri i mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve do të kontribuojë për shpëtimin e qytetarëve më të rrezikuar, por edhe të fëmijëve nga varfëria.
Parimet mbi të cilat ndërtohet sistemi i ri i mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve janë si më poshtë: