• A  A  A  A  
KOMPONENTI 1

Promovimi i përfshirjes sociale përmes qasjes më të mirë ndaj kompensimeve me të holla dhe shërbimeve

Ky komponent synon ta përforcojë sistemin e tërësishëm të sigurimit të mbrojtjes sociale. Aktivitetet e parapara kanë për qëllim promovimin e përfshirjes sociale përmes qasjes së rritur ndaj kompensimeve me të holla dhe shërbimeve për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të cilët janë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, por edhe për ata të cilët nuk janë përfshirë me sistemin aktual të kompensimeve dhe shërbimeve. Projekti mbështes vendosjen dhe zgjerimin e masave preventive dhe shërbimeve sociale në shtëpi dhe në komunitet.

Ky komponent parasheh dhënien e granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivelin lokal. Kjo duhet të kontribuojë për zgjerimin e ofertës së shërbimeve sociale, duke përfshirë edhe ndihmën e intervenimit, ndihmën e personit ose familjes, ndihmën dhe kujdesin në shtëpi dhe asistencën personale, kujdesin ditor, kujdesin e përkohshëm, strehimin në familjet kujdestare, jetesën e mbështetur dhe shërbime të tjera inovative sipas nevojave të përdoruesve. Gjatë përzgjedhjes së projekteve, një fokus i veçantë u vihet atyre shërbimeve që janë të destinuara ndaj grupeve të margjinalizuara (për shembull: romët).

Aktivitetet e rritura në terren nga ana e institucioneve kompetente (qendrat për punë sociale dhe institucionet e tjera në nivelin lokal) duhet të rezultojnë me një rritje të numrit të aplikimeve për shërbime sociale dhe rritje të mbështetjes për personat që jetojnë në varfëri dhe për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Këtu mund të keni qasje deri te dokumentet e lidhura me Komponentin 1.

Ky komponent realizohet përmes katër nënkomponentëve:

  • Zhvillimi i një kornize legjislative dhe ligjore
  • Grant mekanizmi i pilot-projekteve për zhvillimin e shërbimeve sociale në shtëpi dhe në komunitet
  • Zhvillimi i sistemit të integruar të informacionit
  • Ndërtimi i kapaciteteve për krijim, monitorim dhe vlerësim më të mirë të politikave sociale

Harta me aktivitete në komunat

Për më shumë informacione në lidhje me statusin e realizimit të aktiviteteve në Komponentin 1