THIRRJE PUBLIKE DERI TE KOMUNAT DHE KOMUNAT E QYTETIT TË SHKUPIT DHE DHËNËSIT POTENCIAL TË SHËRBIMEVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT PËR TË APLIKUAR PËR GRANT PËR ZHVILLIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE

Ministria e punës dhe politikës sociale e realizon Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS) me mbështetje financiare nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (Kredia Nr: 8902–МК). Projekti ka për qëllim që të përmirësojë qasjen në shërbime për kujdes dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore në kompensimet dhe shërbimet sociale.

Një nga qëllimet kryesore të projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë të shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, në pajtim me nevojat e qytetarëve, dhe rritja e qasjeve në shërbimet sociale të dedikuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, personat më të moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe personat tjerë.

Komunat bashkë me dhënësit potencial të shërbimeve mund të aplikojnë për grantet e dedikuara për projektet për zhvillim në këto shërbime sociale:

–  shërbime të këshillimit

–  shërbime në shtëpi (Ndihmë dhe kujdes në shtëpi dhe asistencë personale)

shërbime në bashkësi (Qendra për qëndrim ditor për personat pa shtëpi, Qendra për qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuara, Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar, Qendra për rehabilitim, Qendra për qëndrim të përkohshëm të fëmijëve të cilët do të gjenden pa kujdes prindëror apo duke lypur dhe fëmijët që janë viktima të keqpërdorimit. Qendra për personat pa shtëpi, Qendra për viktimat e dhunës në familje, Qendra për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe Qendra për grate viktima të dhunës në familje dhe përdhunimit, Qendra për viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore, Qendra për zëvendësim të kujdesit familjar.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. Formulari për aplikim,
  2. Vendimi për këshillin e formuar për mbrojtje sociale të komunës, qytetit të Shkupit dhe Komunave të Qytetit të Shkupit për territorin e komunës apo deklaratë se të njëjtin do të formojë deri në ditën e fillimit të dhënies të shërbimit,
  3. Plani social për territorin e komunës apo deklaratë se të njëjtin do të sigurojë deri në ditën e fillimit të dhënies të shërbimit,
  4. Skrining listë për kontrollimin e gjendjes me mjedisin jetësor dhe aspektet shoqërore – SLKGJMJASH,
  5. Kontratë/memorandum për lëshimin pa kompenzim të hapësirës komunale për dhënësin e shërbimit në afat jo më të shkurtër se 10 vjet apo deklaratë të nënshkruar nga kryetari i komunës për lëshimin e hapësirës, ose

5.Deklaratë nga bashkë-aplikanti për hapësirën në pronësi apo kontratë për qera të hapësirës të organizatës në të cilin do të licensohet shërbimi përkatës

  1. Fletë pronësie për hapësirën në të cilën do të licensohet shërbimi përkatës,
  2. Kontratë për bashkëpunim (partneritet) me të cilën janë të rregulluara detyrimet e dy palëve kontraktuese, për zhvillimin e shërbimit përkatës social.

Formuli për aplikim dhe Skrining lista për kontrollimin e gjendjes me mjedisin jetësor dhe aspektet shoqërore – SLKGJMJASH duhet të merren nga Doracaku operativ për administrimin e granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale, të disponueshme në: www.ssip.mk.        

LARTËSIA E MJETEVE TË DHËNA

Vlera e mjeteve dhe lartësia e tyre përcaktohet si vlerë maksimale të llogaritur si shumë e:

  • Shpenzimeve për vendosjen e shërbimit social, në vlerë maksimale deri në 30.000 euro në kundërvlerë në denarë sipas kursit të mesëm të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë së Veritu, të llogaritur në ditën e shpalljes të thirrjes;
  • Shpenzimeve për dhënien e shërbimit social për periudhë prej 12 muajsh.

Shpenzimet llogariten në bazë të:

– Dispozitave pozitive të cilat rregullojnë normativat dhe standardet për sigurimin e shërbimeve përkatëse sociale,

– Elementet për formimin e çmimeve për vendosjen e shërbimeve në varësi nga standardet dhe normativat për shërbimin social (të disponueshme në Doracakun operativ për administrimin e grantave për zhvillimin e shërbimeve sociale, të vendosur në: www.ssip.mk

– Lista e shpenzimeve për vendosjen e shërbimeve sociale (e vendosur në: www.ssip.mk; Dokumentet për komponentën 1),

–  Vendimi për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve sociale për dhënien e shërbimeve, dhe

–  Propozimi i parashtruar nga ana e aplikantit, me shpenzimet e planifikuara për vendosjen dhe dhënien e shërbimeve sociale.

Shpenzimet e llogaritura sipas dokumenteve të theksuara dhe në pajtim me procedurat për furnizim të theksuara në Doracakun operativ për administrimin e granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe të miratuara nga ana e Njësisë për menaxhimin e projektit, konsiderohen shpenzime të arsyetuara.

Shpenzimet të paarsyetuara të cilat nuk mund të financohen me mjetet e grantit janë:

  • Blerja e tokës;
  • Nacionalizimi i detyruar i tokës;
  • Furnizimi i pajisjes dhe mobiljeve të përdorurа;
  • Shpenzimet tjera të cilat nuk janë të parapara në kontratën për grant;
  • Shpenzimet të cilat nuk janë realizuar në pajtim me procedurat për furnizime të theksuara në Doracakun operativ për administrimin e granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe nuk janë të miratuara nga ana e EUP.

KRITERET PËR PËRZJEDHJE

Kriteret për përzgjedhje të aplikimeve të cilat do të mbështeten janë të theksuara në Doracakun operativ për administrimin e granteve për zhvillim të shërbimeve sociale, të ndara në dy grupe

Grupi i parë për para-zgjedhje janë kritere të cilat në mënyrë kumulative duhet të përmbushen dhe të cilat i referohen:

  • Përshtatshmërisë të aplikantëve,
  • Kompleksitetit të aplikacionit,
  • Harmonizimit me kornizën buxhetore për vendosjen dhe dhënien e shërbimeve sociale,
  • Vlerësimit të ndikimit mbi mjedisin jetësor dhe aspektet sociale.

Propozim projektet të cilat do të përmbushin kriteret për para-zgjedhje kalojnë në fazë të vlerësimit, sipas grupit të dytë të kritereve për zgjedhje janë:

  • Kapaciteti i dhënësit potencial të shërbimit,
  • Relevanca e projektit,
  • Cilësia e propozim-projektit,

–      Vlera e shtuar.

Pas shpalljes të thirrjes publike, çdo komunë dhe dhënës potencial i shërbimit mund të parashtrojnë vetëm një projekt.

Afati i fundit për parashtrimin e aplikacioneve është е 25/08/ viti 2022 deri në ora 16.00.

Aplikacionet duhet të parashtrohen në formë elektronike në këtë email adresë:

info.ssip@mtsp.gov.mk  dhe me postë në këtë adresë:

Ministria e punës dhe politikës sociale

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale

Dame Gruev 14, 1000 Shkup,

Republika e Maqedonisë së Veriut,

Me shënim: për Natasha Tasevska Stojanovska, koordinator për administrimin e granteve,

Aplikacion për grant.