Filluan trajnimet „Mjedisi për të Nxënë dhe Gjithëpërfshirja“ për kujdestarët e institucioneve parashkollore

Shkup, 03.11.2026 – Sot, më 3 nëntor 2026, në kuadër të Projektit të Dytë për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, filluan trajnimet „Mjedisi mësimor dhe gjithëpërfshirja“ për kujdestarët nga institucionet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore në Shkup. Gjatë 12 muajve të ardhshëm, në trajnim do të përfshihen 2.100 kujdestarë nga të gjitha çerdhet publike për fëmijë në Maqedoninë e Veriut. Trajnimet do të udhëhiqen nga eksperti ndërkombëtar Darko Kobetić. Qëllimi i programit është zhvillimi profesional i stafit, si dhe avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale të kujdestarëve për krijimin e një mjedisi të sigurt mësimor dhe gjithëpërfshirës(inkluziv), me theks të veçantë në mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet trajnimeve dyditore rajonale, kujdestarët do të fitojnë njohuri praktike, metoda dhe materiale që do të mund t’i zbatojnë drejtpërdrejt në punën e përditshme me fëmijët.